Welcome to Vlora

Rama i pakënaqur me deputetët e tij: Nuk përjashtohet zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme

Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj shumicës së deputetëve të Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ditën e sotme.

Gazetarja e Klan News Klesiana Omeri që ka ndjekur nga afër zhvillimet, raporton se për herë të parë Kryeministri Rama ka artikuluar “zgjedhjet e parakohshme”.

Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve angazhim më të madh. Ai ka shprehur pakënaqësi ndaj shumicës së deputetëve socialistë për angazhimin e tyre në komisione parlamentare dhe seancat plenare.

Në fjalën e tij, Rama u tha deputetëve socialistë se mund të shkojnë edhe në zgjedhje të parakohshme në rast se kjo situatë vijon kështu.

Gazetarja Klesiana Omeri thotë se kjo deklaratë e Ramës ka qenë një paralajmërim ose formë presioni, megjithatë mbetet për t’u parë./TV KLAN

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.