Welcome to Vlora

Operacioni në Vlorë, sekuestrohen 500 kg lëndë narkotike kanabis

Shtatë persona janë arrestuar nga operacioni i zhvilluar kundër trafikut të narkotikëve në Vlorë.

Gjithashtu nga ky aksion u sekuestruan 500 kg lëndë narkotike kanabis të sekuestruar, që kishte destinacion Turqinë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Ermal Muçaj, në një konferencë dha detaje nga operacioni antidrogë i koduar “RESET”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal që prodhonte dhe trafikonte lëndë narkotike.

“Jam sot këtu, për t’ju përcjellë rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar “RESET”, i cili është zhvilluar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli”. Ky operacioni është rezultat i një procedimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, që është iniciuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe veprimtarive kriminale, në vijim të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë referuan pranë organit procedues, ku nisi procedimi nr.1348/2023, i cili u ndoq për disa muaj, me metoda speciale hetimi.

Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, të organizuar si grup, kryenin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar, një sasi të madhe lënde narkotike kanabis, me qëllim trafikimin drejt Turqisë”, deklaroi ai.

Bazuar në këto informacione u organizua dhe u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “RESET”, në kuadër të të cilit, strukturat hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të Repartit Special “RENEA”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I,M., 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
R. M., 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
E. M., 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
N. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit:
L. L., 37 vjeç, banues në Vlorë;
A. M., 50 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë, gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.