Welcome to Vlora

Sekuestrohen 30 mijë euro të padeklaruara në Portin e Vlorës

30 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Portin e Vlorës këtë të hënë.

Policia kufitare në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të makinës tip “Toyota”, në kroskot gjeti 30 000 euro, të cilat shoferi 44-vjeçar tentoi t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.     

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. 

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.