Welcome to Vlora

Zbulohet data kur hapet Tuneli i Llogarasë

Një tjetër investim në Vlorë, ku punohet çdo ditë për të kapur objektivin është ai i tunelit të Llogarasë. Hapja në Qershor për qytetarët është synimi i kompanive sipërmarrëse.

Përbërja shkëmbore e ka bërë më të lehtë punën për inxhinierët dhe punonjësit në terren, çka ka dhënë përparësi që deri më tani të mbyllet 95% e volumit të punës në këtë projekt.

Nëse udhëtarët sot Llogaranë e bëjnë për 40 minuta me hapjen e tij do mund të udhëtojnë për 7 deri në 8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.