Welcome to Vlora

Erion Braçe: Pro Sazanit për Trump-in! Mjaft me shëmtira si Palasa e Gjiri i Lalëzit!

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar së fundmi në lidhje me investimin që dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, do të bëjë në Sazan dhe në Zvërnec.

Sipas tij, investimi qe do bëjë dhëndri i Trump në Sazan dhe në Zvërnec do të jetë origjinal ndryshe nga disa vende turistike në botë dhe gjithashtu, ndryshe nga modeli që është ndërtuar deri më tani.

Sipas Braçes, ky projekt do të sjellë turizëm në të gjithë vitin dhe struktura që do të presin njerëzit në çdo kohë.

Deputeti rilindas thotë se modeli i turizmit si në Palasë, në Gjirin e Lalzit apo Dhërmi i ka ardhur fundi, duke u ezauruar shëmtuar.

Postimi i plotë:

Jared Kushner nuk është lajm, interes si “dhëndri i Donald Trump”! Aaaa po vlera e investimit dhe brandi ndërkombëtar i turizmit që do të sjellë në Shqipëri, patjetër që kane interes. 500, 600, 1 miliard $ investime te huaja direkte, doemos qe vlejne per ekonomine e ketij vendi;

Aman resort, brandi nderkombetar i turizmit luksoz e superluksoz qe kerkon te sjelle ne strukture ne këtë vend, prej 35 vitesh është në të gjithë botën, se fundi edhe duke eksperimentuar me çmime me të lira se ato të luksit.

Thene kete, kam dy gjera; E para, në ishullin e Sazanit që ne duam të zhvillojmë, nuk do na vlejë të imitojmë Santorinin, Mikonos-në Jug, Kaprin, Sardenjen-në perendim;

Ato janë, nuk i konkurojme dot më të ngjashmit e tyre, posaçërisht kur modeli i tyre është stërlodhur. Ne na duhet në Sazan nje gje e jona, autoktone, ekologjike, natyrore dhe si e tillë ekskluzive.

E dyta, modeli i turizmit qe kemi zhvilluar deri tani-nderto për të shitur, e ka ezauruar veten shëmtuar në Palase, Dhërmi, Hamallaj, Lalez dhe në njolla të tjera të bregdetit; nuk vlen më, s’ka më territor për këtë model e këta që e ushtrojne. Na duhet një turizëm gjithvjetor e struktura që mirëpresin njerëzit në çdo muaj të vitit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.