Welcome to Vlora

‘Të dalin jashtë Klosi dhe Tavo! – Tensione në Himarë në mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të komanduar

Ka nisur me tensione të forta, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të komanduar.

Qytetarët që po ndjekin mbledhjen kanë kundërshtuar praninë në mbledhje të të dërguarve socialistë nga Tirana, Blendi Klosit dhe të Vangjel Tavos duke lëshuar thirrje të forta se e majta nuk e ka fituar këtë bashki.

Klosi dhe Tavo synojnë të zgjedhin në krye të bashkisë, që i ka të dy të arrestuar nga SPAK tashmë, edhe kryetarin fitues të zgjedhjeve, opozitarin Fredi Beleri nga radhët e minoritetit, edhe kryetarin humbës Jorgo Goron të Partisë Socialistëve, njerin nga dy nënkryetarët socialistë, Pervin Gjikurinë ose Blerina Balajn, Më e favorizuar prej tyre është Blerina Balaj.

Por, pamjet dëshmojnë vetë se si himariotët refuzojnë t’u imponohet në krye të bashkisë përsëri një i zgjedhur nga qeveria, në kushtet kur në zgjedhjet e fundit ata dëshmuan me votë se zgjodhën kandidatin e opozitës të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Fredin Belerin. 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.