Gjendet midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi, në një kodër me një peizazh mahnitës nga deti dhe të mbuluar nga ullinj dhe qiparisë. Manastiri është ndërtuar në shek.XIV, mbi faltoren e lashtë të perëndisë Zeus dhe perëndeshës së gjuetisë Artemisit. Në vitin 1946 u mbyll nga regjimi komunist, e më vonë u bë bazë ushtarake për sovjetikët.
Manastiri ka një pamje mjaft të bukur dhe të lë mbresa të paharrueshme për të gjithë vizitorët, si vendas e të huaj. Prej këtu, turistët mund të vizitojnë plazhin e Gjipesë, një nga më të bukurit dhe më pak të eksploruarit të bregdetit të jugut. Ecja nga sheshndalimi i makinave për te Manastiri zgjat për rreth 10 minuta përmes një rruge të shtruar me kalldrëm.
Shto koment