Welcome to Vlora

Mbështetësit e Belerit përplasen me policinë, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës, e parashikua për t’u mbajtur paraditen e së premtes është ndërprerë pas tensioneve të shkaktuara nga mbështetës të Fredi Belerit, që kanë mësyrë brenda sallës ku do të mbahej mbledhja dhe kanë kërkuar largimin e prefektit Vangjel Tavo.

Në mbledhjen e sotme do të zgjidhej drejtuesi i ri i kësaj bashkie, duke qenë se edhe kryetari i zgjedhur Fredi Beleri është në burg edhe kryetari në detyrë Jorgo Goro ndodhet pas hekurave.

Në këtë seancë ishte parashikuar votimi se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.