Welcome to Vlora

Rama: Mbi 500 mijë turistë gjatë nëntorit, vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit

Gjatë këtij viti vendi ynë ka pritur 9.54 milionë vizitorë të huaj.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se vetëm gjatë muajit nëntor, në Shqipëri erdhën 547 mijë turistë të huaj.

Ndërsa thekson se këto janë prova që vendi ynë po vizitohet në çdo stinë të vitit dhe në çdo cep të territorit.

“9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, shkruan Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.