Welcome to Vlora

Transformimi i ‘Urës së Bratit’

Tashmë “Ura e Bratit” në dy brigjet e Lumit të Shushicës nuk do të jetë më vetëm një aset i Trashëgimisë Kulturore apo një vepër e rrallë inxhinierike ashtu siç konsiderohet deri sot!

Me projektin e ri që Bashkia e Selenicës do të implementojë së shpejti ajo do të kthehet edhe në një nga atraksionet më të mëdha turistike jo vetëm të Luginës së Shushicës e Bashkisë Selenicë por edhe të Qarkut të Vlorës.

Pas një pune disa mujore për realizimin e projektit por edhe përpjekjeve të vazhdueshme për sigurimin e mbështetjes financiare, pikërisht sot u ndez drita jeshile e sigurimit të financimit.

Tani vizitorët që duan të shikojnë nga afër Urën Monumentale të Bratit do të kenë rastin të kalojnë përmes një infrastrukture të rrallë e panoramike e cila do të nisë prej rrugës kryesore në fshatin Brataj, e deri në buzën e lumit tek Ura.

Projekti i ri jo vetëm që do t’i shtojë më shumë turistët vendas e të huaj Urës së famshme me gurë e harqe si dhe ujrave të kristalta të lumit, por do të kthehet edhe vetë në një pikë të rëndësishme atraktive e turistike për Bashkinë e Selenicës dhe Qarkut të Vlorës.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.