Welcome to Vlora

Çfarë po ndodh? FNSH kontrollon automjetet në hyrje të Vlorës

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit të Vlorës. Në fokus të kontrolleve të efektivëve të FNSH-së janë automjetet luksoze dhe me xhama të zinj.

Kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo persona të cilët dyshohet se qarkullojnë me armë të ftohta me vete.

Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për persona të shoqëruar apo të ndaluar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.