Welcome to Vlora

“Profesori në Vlorë më refuzoi nudon për diplomën”, Meri File zbulon zhgënjimin e parë në pikturë

Gjatë rrëfimit në “Pas Mesnate”, piktorja Meri File u ndal dhe te periudha e Liceut Artistik në Vlorë. Ajo tregoi se aty u përballë me zhgënjimin e parë në pikturë, pasi profesorët i refuzuan temën e propozuar të diplomës.

Meri zbuloi se në atë kohë krijoi një lidhje me zhanrin ‘nudo’ dhe mendoi që ta zhvillonte më tej. Mirëpo, profesori në Liceun Artistik i tha që mund ta lëvroi kur të shkojë në “Akademinë e Arteve”.

“Tematika e diplomës ishte me kostumet popullore shqiptare, në një model të caktuar. Në fakt, unë sa herë që shkoja në shtëpi pas mësimit, gjithmonë kishte dhe libra të motrës sime që studionte për mjekësi dhe isha shumë kurioze të dija rreth anatomisë së përgjithshme, anatomisë të mjekësisë. Zakonisht në vizatimet e mia, krahas portretit që e fillova shumë më shpejt, kisha dhe pjesën e anatomisë, të trupit njerëzor, që doja të studioja, të kërkoja më tepër. Ndoshta ishte dhe ajo natyra ime e kërkimit njerëzor që doja të dilja mirë me notën, por nuk ishte qëllimi i notës, ishte qëllimi që unë të arrija diçka, pa kuptuar se unë një ditë do të bëhesha piktore.

Vizatova veten në pasqyrë nudo. Mbaj mend isha 17-vjeçe dhe ishte momenti që unë do të bëja temën e diplomës. Isha shumë e trishtuar sepse ma refuzuan. Kjo ishte përballja e parë me ta. Ata më thanë ‘Meri kur ti të shkosh në Akademinë e Arteve, atëherë do të merresh me nudon’”, tregoi Meri.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.