Welcome to Vlora

8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike.

Duke nisur protestat paqësore, ata sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Rezistenca e tyre i dha fund epokës të gjatë të vetëizolimit duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.