Welcome to Vlora

Kërcënoi me armë zjarri një person në Vlorë, arrestohet 41 vjeçari i shpallur në kërkim

Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”. Mësohet se 41 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi kërcënoi një person me armë zjarri duke qëlluar në ajër. Ngjarja ndodhi në muajin Korrik të vitit 2022 pas një konflikti të çastit me 51 vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Kanosi një shtetas, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, kapet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Pistoleta, të cilën 41-vjeçari e posedonte pa leje, është gjetur sekuestruar nga Policia, pas ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në
bashkëpunim me specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

E.L., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, pasi ky shtetas, në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.