Welcome to Vlora

“Gjeli kushton 9 mijë lekë”- Pensionistët në Vlorë të pakënaqur me shpërblimin

Fillimi i kësaj jave ka bërë që pensionistët të vrapojnë drejt zyrave të postave për të tërhequr bashkë me pensionin edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh për festat e fundvitit.

Qytetarët e Vlorës shprehen për Euronews Albania se janë të pakënaqur me këtë shpërblim duke e cilësuar atë si tallje ndaj tyre. Ata thonë se për festat e fundvitit me aq para ata nuk mund të blejnë asgjë.

“Ça bën ti me 100 mijë lekë që marr unë, ca të kënaqur me 100 mijë lekë pension mua vetëm ilacet e këmbës më bëjnë 100 mijë lekë, ca do bësh ti me 50 mijë lekë e di sa ka vajtur kaposhi, 90 mijë lekë se merr dot”

“Turp i madh që jep 50 mijë lekë për këtë milet, ajo është turp. Ajo ështe tallje, turpi botës”

“Mua do më jap 50 mijë lekë ai, kam punuar 45 vjet, i kemi dhënë këtij vëndi Shqipërisë kemi punuar në atë kohë marrë 150 mijë lekë pension”

“Ça 50 mijë lekë ca do bëj më 50 mijë lekë?”

Kujtojmë se në Vlorë në total janë 81 mijë pensionistë të regjistruar në sistemin e sigurimeve shoqërore, ndërsa shpërblimi i fundvitit është bërë tashmë traditë prej shumë vitesh.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka deklaruar më herë  se shpërblimin e fundvitit do ta marrin edhe ata individë që dalin në pension, deri në datën 31 dhjetor.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.