Pesë milionë euro pasuri në pronësi të një 32 vjeçari nga Tirana, janë sekuestruar nga sektori i Krimit Financiar në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit. Bëhet me dije, se këto pasuri janë vënë nga aktiviteti kriminal në Angli i shtetasit Elvi Osmaj.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Elvi Osmaj., në shtetin anglez. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që ky shtetas ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë”, thotë njoftimi.
- 1 ndërtesë në Tiranë,
- 1 arë me sipërfaqe 4000m2,
- 1 arë me sipërfaqe 1142m2,
- një arë me sipërfaqe 812m2,
- 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”,
- një truall në Tiranë,
- dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O.
Këto janë pasuritë që janë sekuetsruar në kuadër të operacionit të koduar “Transferta e gabuar”. Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme të Elvi Osmaj.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:
Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u zhvillua operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar”.
Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe familjarëve të tij.
Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 5 milionë euro, konkretisht:
- 1 ndërtesë në Tiranë,
- 1 arë me sipërfaqe 4000m2,
- 1 arë me sipërfaqe 1142m2,
- një arë me sipërfaqe 812m2,
- 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”,
- një truall në Tiranë,
- dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi E. O., në shtetin anglez. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që ky shtetas ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Shto koment