Welcome to Vlora

Berisha: Në SPAK po ndodh një tragjikomedi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në SPAK po ndodh një tragji-komedi për zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Në konferencë me gazetarët, Berisha duke folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK theksoi se kryeministri dhe ambasadori me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin.

“Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori, që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori, me Kushtetutë. Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë”, tha ai.

Berisha akuzoi ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim se po mbron dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri.

“Ajo mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë. Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten, sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri. Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet kështu. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama. Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Nuk kam lexuar kurrë që në mënyrë kaq të paskrupullt, kaq jo dinjitoze, kaq fyese për një popull dhe vend sovran, të sillet një përfaqësuese e vendit që konsiderohet partneri strategjik më i rëndësishëm”, tha ai.

Berisha tha se ky është SPAk-i i partisë pasi nuk ka një dosje në interes të qytetarëve.

“Por të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe djalin e tij. Ky është një turp kombëtar. Për atë falsifikim, Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori. Ai ishte një manipulim me urdhër për të implikuar mua dhe djalin tim. Dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë”, u shpreh Berisha.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.