Welcome to Vlora

Goditje e madhe e Policisë dhe Prokurorisë: Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri, 32 vjeçari i ka bërë nga krimi në Angli (EMRI)

Pesë milionë euro pasuri në pronësi të një 32 vjeçari nga Tirana, janë sekuestruar nga sektori i Krimit Financiar në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit. Bëhet me dije, se këto pasuri janë vënë nga aktiviteti kriminal në Angli i shtetasit Elvi Osmaj.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Elvi Osmaj., në shtetin anglez. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që ky shtetas ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë”, thotë njoftimi.

  • 1 ndërtesë në Tiranë,
  • 1 arë me sipërfaqe 4000m2,
  • 1 arë me sipërfaqe 1142m2,
  • një arë me sipërfaqe 812m2,
  • 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”,
  • një truall në Tiranë,
  • dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O.

Këto janë pasuritë që janë sekuetsruar në kuadër të operacionit të koduar “Transferta e gabuar”. Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme të Elvi Osmaj.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u zhvillua operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 5 milionë euro, konkretisht:

  • 1 ndërtesë në Tiranë,
  • 1 arë me sipërfaqe 4000m2,
  • 1 arë me sipërfaqe 1142m2,
  • një arë me sipërfaqe 812m2,
  • 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”,
  • një truall në Tiranë,
  • dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi E. O., në shtetin anglez. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që ky shtetas ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.