Welcome to Vlora

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut. Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror,  në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë menjënanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit. “Lufta ndaj krimit është më prioritare se komoditeti zyrës”. Ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i ftuari i  Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs i tha Dumani: “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.