Welcome to Vlora

Zjarre masive në fushën e mbetjeve në Vlorë, Dredha: Ka nisur ndërhyrja nga ajri

Prej tre ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të digjet nga flakët, duke shkaktuar një ndotje masive në kulmin e sezonit turistik në qytetin bregdetar.

Në një prononcim për media, kryetari i Bashkisës së Vlorës, Ermal Dredha, tha se të gjitha institucionet janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Ai shtoi se ditën e djeshme është mundësuar dhe ndërhyrja nga ajri përmes helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në fakt, nuk është situatë e ditës së djeshme, ka filluar që një ditë më përpara, parmbrëmë kam qenë deri në katër të mëngjesit me gjithë ekipin e bashkisë dhe drejtorin e zjarrfikëseve dhe prefektin. U duk sikur u menaxhua, pamë që më mbrapa mbrëmë filloi përsëri, dukej prapë e menaxheshme, por ditën e djeshme diku nga ora 2 e drekës zjarri ka shpërthyer në burime të tjera, në fushën e mbetjeve. Ka qenë rast i vështirë por ka pasur angazhim nga të gjithë aktorët institucionalë të qytetit të Vlorës, duke filluar nga Bashkia nga Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e Zjarrfikëseve, dhe Prefekti. Diku në mesnatë ka mbërritur dhe një ekip nga Ministria e Mbrojtjes. Sot siç e patë ka pasur ndërhyrje nga ajri, situata duket më mirë por duhet vazhduar me intenistet të plotë angazhimi ynë që ta menaxhojmë këtë situatë”, tha Dredha.

Ai theksoi se shpreson që zjarret të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta dhe jo nga persona që duan të dëmtojnë qëllimisht Vlorën.

Kreu i bashkisë shtoi se zgjidhja afatgjatë mund të gjendet te kthimi në punë i landfillit që është ndërtuar.

“Zgjidhja afatgjatë është të kthehet në punë landfilli që është ndërtuar, problemi është se ka disa pengesa ligjore, jemi në komunikim të përditshëm dhe urojmë ta zgjidhim pasi ka disa klauzola ligjore që duhet të shihen me interes”, tha Dredha.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.