Welcome to Vlora

Vrasja në Vlorë, 8 të shoqëruar

Policia e Vlorës shoqëroi për të marrë në pyetje për vrasjen e Laert Kekës, mbrëmjen e të shtunës, të paktën 8 persona, dëshmitarë okularë dhe persona të tjerë të cilët kanë pasur konflikte të hapura me 41-vjeçarin.

Ata janë pyetur për rrethanat e ngjarjes dhe marrëdhëniet aktuale me viktimën, por mësohet se ende nuk ka asnjë të dyshaur. Teksa në makinën me targa italiane, e përdorur nga autorët që dyshohet të jenë 3, e cila u gjet e djegur në fshatin Kotë disa minuta pas ngjarjes, është gjetur një armë zjarri kallashnikov.

Policia po mundohet të ringrejë itinerarin e lëvizjes së autorëve nëpërmjet kamerave të sigurisë, të cilat janë të shumta në zonë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21:50 në lagjen “29 Nëntori”, teksa Laert Keka, i njohur edhe me emrin Leartiad Lekaj, ishte duke lëvizur me këtë motor.

Ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe ka marrë 6 plumba në kokë dhe trup. Edhe pse sipas skemës së ringritur nga Policia, 41-vjeçari është munduar të mbrohet, trupi i tij është gjetur i pajetë disa metra larg motorit.

Laert Keka është i njohur për policinë pasi vite më parë ka qenë i dyshuar si i përfshirë në një grabitje me pasojë vdekjen në Vlorë.

Çështje për të cilën fillimisht është dënuar nga 2 shkallë të Gjyqësorit me 22 vite burg, por dënimi është prishur në 2005 nga Gjykata e Lartë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.