Welcome to Vlora

Vlora do të jetë një nga 13 qytetet europiane të përcaktuara si: ‘Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2024’!

Të dashur bashkëqytetarë, një tjetër lajm i mirë për qytetin tonë!

Me shumë kënaqësi ju njoftoj se, Vlora do të jetë një nga 13 qytetet europiane të përcaktuara si: ‘Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2024’!

Pak javë më parë, siç edhe e kemi bërë të njohur, Vlora paraqiti kandidaturën e saj pranë ACES Europe, ndërsa dje, në Bruksel, në Parlamentin Evropian, gjatë ‘Ceremonisë së Përvitshme të Shpalljes së Emërimeve për Vitin 2024’ (ACES Annual GALA Awards 2024), me krenari, kërkesa jonë u pranua.

  1. Klevis Kaso, Nënkryetari i Bashkisë për sportet dhe infrastrukturën sportive, Zj. Elona Hasanaj, drejtuese e Klubit Shumësportësh ‘Flamurtari’, Znj. Tea Memushi, basketbolliste e njohur, patën nderin të jenë përfaqësuesit tanë e të marrin në dorëzim emërimin përkatës.

Ky është vlerësim i madh për Vlorën, por përgjegjegjësi edhe më e madhe për ne.

Ky emërim sjell mundësi të shkëlqyera, por kërkon punë e përgatitje shumë cilësore nga të gjithë.

Na është dhënë një rast i artë për qytetin tonë. Vlora do të fitojë mjaft, pa dyshim, nga kjo.

Na duhet të shfrytëzojmë me mençuri për të mbështetur sportet, mjediset e mjetet sportive, për të ndihmuar shfqjen e talenteve të reja, popullarizimin e disiplinave sportive te fëmijët, të rinjtë, te vajzat e gratë, nëpër shkolla, në periferi, për të përkrahur vlerat morale e shpirtërore që nxit sporti.

Por, ky rast është i artë edhe për një arsye tjetër.

Ne mund të ndihmojmë shumë njohjen e përmirësimin e mëtejshëm të zërit të mirë të Vlorës, si qytet i pastër e mikpritës, me infrastrukturë të mirë, hoteleri moderne, tradita e trashëgimi tërheqëse, bukuri natyrore të jashtëzakonshme, njerëz bujarë.

Ne mund të bëjmë shumë gjatë këtij viti sportiv për turizmin, sepse natyrisht, Vlora, tashmë si pjesë e një harte evropiane veprimtarish, do të jetë një portë e hapur për të huajt. Ata do të vijnë ëëtë vit për sportin, por mund të kthehen çdo vit për turizmin, për biznes, për rekreacion.

Është bukur të theksosh këtë përkatësi evropiane. Tani na duhet të tregojmë se e kemi merituar.

Urime të gjithëve! Nga kryebashkiaku i Vlores Ermal Dredha.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.