Welcome to Vlora

“TOB On Tour”, artistët e TKOB sonte ndalen në Vlorë

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të sjellin në Vlorë atmosferë festive përmes një koncerti me pjesë të zgjedhura nga autorë të ndryshëm. TKOB bëri të ditur se sonte skena lëvizëse do të çelet në ora 18:00 me Orkestrën Simfonike nën dirigjimin e Edmond Dokos, si dhe solistët Dorina Selimaj, Nina Muho, Denis Skura dhe Artur Vera.

Në program janë vendosur arie, zarzuela, valset e Shtrausit, arie nga Bizet etj.

“Lungomarja e Vlorës do të mikpresë “Grand Galanë” e TKOB-së, siç asnjëherë nuk ishte menduar”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në faqen e tij në rrjete sociale.

Koncerti që do të zhvillohet mbrëmjen e 29 dhjetorit në qytetin e Vlorës vjen në vijim dhe të atyre që kanë zhvilluar më parë artistët në kuadër të projektit TOB on Tour.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.