Welcome to Vlora

SPAK kërkoi heqjen e lirisë së Berishës, reagon ish-kryeministri: Jam 100% dakord!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme i dërgoi shkresë Kuvendit ku kërkoi heqjen e imunitetit të tij.

Advertisements

Berisha deklaroi se është 100% dakord që s’duhet të ketë mbrojtje për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

“Gabuan rëndë ata që menduan se nuk paraqitem, por kishim të bënim me shkruarje të Kushtetutës”, tha ish-kryeministri, duke theksuar se ai nuk u praqit në Gjykatë pasi refuzoi të zbatonte një vendim antikushtetues.

Ai theksoi se është i gatshëm ta votojë ligjin për heqjen e imunitetit ndaj ligjvënësve.

Sali Berisha: “Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në parlament, abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ky amendament i qeverisë, është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve.

Kështu që unë kam deklaruar edhe unë këtu para jush se jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SKAP-it nuk e kam pranuar sepse ajo është shkruarje e kushtetutës. Kam mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij dhe absolutisht jo, Sali Berishën.

Pra unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës tërësisht në konflikt interesi. E shkarkuar nga unë në datën 8 shkurt 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Por, përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit 2012 ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në Kushtetutë.

Kjo është një kërkesë krejtësisht normale dhe unë do ta lexoj shkresën me më hollësi, por në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Ajo është mbrojtje parlamenti, unë kam mbrojtur parlamentin jo Sali Berishën.

Por që një gjykatës të thotë se, nuk është heqje lirie heqja e daljes jashtë shtetit, ku kushtetuta sanksionon një nen të veçantë për daljen jashtë shtetit të shtetasve. Kjo është tallesh me kushtetutën, ose të rishkruash kushtetutën.

Unë kam mbrojtur thjeshtë pushtetin e parlamentit. Do parlamenti që ta dorëzoj që nesër, unë e votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk mund të ketë. E kam thënë dhe e them. Besoj se isha i qartë në këtë pohim timin.

Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem. Unë e kam thënë me dhjetëra, jam paraqitur dhe paraqitem. Por në këtë rast kemi të bëjmë me shkruarjen e kushtetutës, një akt puçist. Marrje pushteti për llogari të Edi Ramës, nga gjykatës dhe prokurorë të përgjegjshëm. Kaq.“

Kërkesa e SPAK

Gazeta “Panorama Online” ka siguruar shkresën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku i kërkon heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në shkresën e siguruar nga gazetari Osman Stafa, që është firmosur sot më datë 12 nga kreu i SPAK, Altin Dumani kërkohet ndryshimi i masës nga ‘detyrim paraqitje’ në arrest me burg ose arrest shtëpie

Shkresa e plotë

E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit! Të nderuar Deputetë të Kuvendit !

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin Drejtuesi i Prokurorisë, Altin Dumani.

HETIMET E SPAK

Kujtojmë që Berisha dhe dhendri i tij, Jamarber Malltezi po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” dhe ndërtimin aty të 17 pallateve – një biznes që sipas SPAK i mundësoi Malltezit që të fitonte 5.4 milionë euro nga ndërtimi.

Sipas prokurorisë, Malltezi arriti të transformojë një trashëgimi modeste prej 113.7 m2 tokë në një pasuri prej miliona eurosh përmes kontratave sekrete dhe vendimeve të Berishës në favor të biznesit të tij.

Berisha dhe Malltezi i kanë cilësuar akuzat si hakmarrje politike e orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe nuk i është nënshtruar masës së sigurisë. Përmes avokatëve të tij, Berisha ka nisur gjithashtu një betejë ligjore për t’i rrëzuar vendimet e Gjykatës si të kundraligjshme, duke argumentuar se masat ndaj tij ishin vendosur në shkelje të Kushtetutës. Nën hetim është dhe bashkëpronari i këtyre kompanive, Fatmir Bektashi.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.