Welcome to Vlora

Sot gjyqi për Belerin, Omonia paralajmëron protestën para SPAK!

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të rifillojë sot shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të burgosur, Fredi Beleri.

Beleri i burgosur nga SPAK për blerje votash kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Përmes një postimi në Facebook, Omonia iu bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, kur mbahet edhe seanca gjyqësore.

“Himara më 14 maj zgjodhi kryetarin e Bashkisë. Çdo vendim ndryshe nga ai që do populli, është i papranueshëm. Koha që tallja të marrë fund”, thuhet në postim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.