Welcome to Vlora

Jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit. Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian!

Gjiri i Anglezit Një nga perlat e plazheve të jugut është edhe Gjiri i Anglezit në Karaburun. Pak kush e di që emri i gjirit u vendos nga banorët për shkak se vendi u përdor nga një Major Britanik për të sjellë armë dhe ndihma për luftëtarët shqiptarë. Ky major britanik ishte një aktor, që pas lufte do të kthehej në një nga ikonat e Hollivudit.

Sir Anthony Quayle njihet pak nga shqiptarët. Ose më saktë ndihet prej ekranit. Në filmin e mirënjohur Lorenci i Arabisë, ai luan rolin e kolegut të protagonistit. Quayle u kthye në një nga aktorët më të njohur në SHBA dhe Europë, si në film ashtu edhe në teatër. Por në rininë e tij, ai vendosi të ishte vullnetar në luftë. Iu bashkua misioneve sekrete të SOE dhe do të urdhërohej të shërbente në Shqipëri. Në vitin 1943, Quayle do të ngrinte shtabin e tij ushtarak në fshatin e Dukatit ku do të kalonte afërsisht 1 vit të jetës së tij, mes jetës në kushte të vështira në kasollet e barinjve dhe i kërcënuar për jetën nga gjermanët.

Puna në Shqipëri i dha mundësinë për karrierë ushtarake në Shqipëri dhe mori gradën Major. Ai kishte me vete edhe disa ndihmësa dhe oficerë të tjerë britanik. Më pas iu bashkua edhe një mision amerikan si dhe mjaft dezertorë italianë, mes tyre edhe një gjeneral, Infante. Majori Britanik ka lënë disa raporte mjaft interesante për jetën e tij në Dukat si dhe shkroi dy libra për eksperiencën e tij shqiptare, “8 orë larg Anglisë” dhe “Koha për të folur”. I pari u botua që në vitin 45 dhe tjetri në 48. Quayle nuk mbajti një qëndrim pozitiv për shqiptarët, madje nga këto libra të botuara, krejt naiv dhe duke dikur që Shqipëria u kthye në dikaturë, ai përmendi emrat e të gjithë shqiptarëve që e ndihmuan si familja Çela apo Meto të Dukatit. Këto familje u persekutuan nga komunistët shqiptarë.

Por përvoja e aktorit britanik në luftën shqiptare në 43 dhe 44 është unike. Ai krijoi një nga misionet më të mëdha ushtarake, dhe vepronte nga Dukati, në Llogara dhe Karaburun. Ai kërkoi që ndihmat nga deti të vinin në një gji të vogël, që u pagëzua më pas Gjiri i Anglezit si dhe në Gjirin e Gramës, vende të cilat ai i ka fotografuar me aparatin personal. Disa herë iu rrezikua jeta nga ndjekja gjermane por shpëtoi edhe falë ndihmës së banorëve të Dukatit.

Dukati ishte një zonë e cila mbështeste në masë të madhe Ballin Kombëtar dhe pavarësisht se Quayle mbështeste me armatime partizanët, ata asnjëherë nuk e penguan, përkundrazi e strehuan dhe e fshehën. Quayle tregon që një ditë pyeti 40 barinj në Dukat, dhe 39 prej tyre i thanë që mbështesin Ballin Kombëtar. Njëherë, në mes të dimrit, parësia e Dukatit i sjell një letër. Majori britanik u habit kur letra i kërkonte që ai të paguante taksën e fshatit, siç e paguanin të gjithë banorët.

Në fakt, pas lufte, përveç dy librave që shkroi në formë romani, aktori britanik nuk preferonte të fliste për eksperiencën në Shqipëri. Gjithsesi, ai ka një kontribut për luftën si dhe ka lënë gjurmë interesante në Shqipëri

English actor and director Anthony Quayle (1913 – 1989) as Verulus in ‘The Fall of the Roman Empire’, directed by Anthony Mann, 1964. (Photo by Silver Screen Collection/Hulton Archive/Getty Images)

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.