Welcome to Vlora

Alibeaj në Vlorë: Berisha kërkon t’i çojë demokratët nën sqetullën e Ilir Metës

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një takim me demokratë të Vlorës, në mbështetje të kandidatëve për këshillin bashkiak, në zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij, Alibeaj tha se, “Sali Berisha po i çon demokratët tek ‘sqetulla e Ilir Metës’”.

“Sali Berisha, zgjodhi të shpëtojë veten e tij dhe familjen e tij biologjike, në kurriz të së ardhmes sonë politike. Familjen politike, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e tradhëtoi. Aktet e tij kundër PD-së janë të shumta dhe janë të pashembullta. Që nga Kuvendi anti-statutor, e deri tek sulmi fizik ndaj selisë në 8 janar. Por kulmi arriti kur e refuzoi ofertën e Partisë Demokratike për të pasur një kandidat unik në zgjedhje, për të mundësuar që kandidatët fitues të primareve të tij, pavarësisht se dihej paraprakisht se kush ishte fituesi, të garonin nën siglën e Partisë Demokratike dhe të mbështeteshin me votë nga të gjithë demokratët kundër kandidatëve të regjimit të Edi Ramës. Mesa duket Sali Berisha nuk kishte asnjë problem me regjimin e Ramës, sepse përndyshe do ta pranonte. Duket pra që nuk kishte asnjë problem me regjimin e Ramës. Regjimi i Ramës, madje, po të jemi të kujdesshëm, e ndihmoi të zvarriste sa më shumë vendimin e gjykatës për të drejtën e vulës së Partisë Demokratike, kohë që ish-lideri historik e përdori dhe e përdori për të vijuar me goditjet kudër partisë sonë. Për të gënjyer dhe për të joshur, për të blerë dhe shantazhuar, për të shpifur dhe kërcënuar”, u shpreh Alibeaj.

Ai tha se, “Sali Berisha ua refuzoi demokratëve me qëndrimin e tij, mundësinë për të marrë pushtetin në të paktën gjysmën e bashkive të vendit dhe duke e çuar kështu Partinë Demokratike të bashkuar. Të bashkohej rreth kandidatëve unik në zgjedhje. Duket pra, Sali Berisha nuk jep, vetëm merr. Ai kërkon t’i marrë me vete të gjithë demokratët dhe t’i çojë nën sqetullën e hallexhiut tjetër Ilir Metaj. Për t’i çuar demokratët tek shtëpia e skllavërisë. Ajo atje është shtëpia e skllavërisë. Unë pyës, përsë? Sepse hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika”.

Po ashtu, vijoi Alibeaj, “Berisha ka hall të madh pasi është në pritje se kur do të thirret në SPAK”.

“Ka një hallexhi në qeveri ka dhe 2 hallexhinj në opozitë. Kanë hallin e përbashkët nga drejtësia. Gjatë gjithë kësaj kohe sa herë kemi qenë dëshmitarë në parlament e kemi pasur seancat tona, e vetmja gjë që diskutohet është kjo. Kush do thiret këtë javë në SPAK?  Do thirret Ahmetaj, apo Belinda Balluku? Kur do thirret Edi Rama për çështjen e MC Gonigal nga një anë dhe nga ana tjetër kur do thirret Ilir Meta, personi Z, ML dhe personi Y që Rama shantazhon Sali Berishën mes parlamentit dhe ky e mbyll gojën. Dhe shih çfarë pozite dhe opozite të korruptuar kemi ne. Frika e tyre e vetme është se kur SPAK do t’i thërrasë. Kjo është simptoma që sot ka politika e vjetër, dinosaurët e politikës shqiptare 33 vjeçare”, tha Alibeaj.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.