Welcome to Vlora

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, rritet nafta, ja me sa do të shitet benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e tregtimit të karburanteve me shumicë dhe pakicë në vendin tonë.

Megjithatë Bordi ka shpallur sot çmimiet e reja, ku ka një rritje të naftës. Nafta me pakicë në  treg do të shitet me 173 lekë për litër, po ashtu edhe benzina. Ndërsa gazi do të shitet me 63 lekë për litër.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.