Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e vizitorëve të huaj në prag të hapjes së sezonit turistik në Shqipëri.
Rama thotë se vetëm gajtë muajit mars në vendin tonë ka patur 62% më shumë vizitorë në krahasim me vitin 2021. Teksa jemi në prag të sezonit, pritet që vendi ynë të ketë një bum vizitorësh të huaj, pasi kjo favorizohet edhe nga heqja e të gjitha masave anti-covid.
“Jemi vetëm në vigjilje të sezonit turistik dhe ja shifrat:
Kemi 62.1 % më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit MARS krahasuar me vitin 2021Dhe më shumë turistë do të thotë më shumë punë, më shumë konsum, më shumë ekonomi”, shkruan Rama.
Shto koment