Pranvera e të huajve vjen edhe në Vlorë. Me diellin e parë të pranverës krahas vlonjateve, edhe të huajt si ukrainas, italianë etj. nxitojnë t’i kalojnë disa orë në det Ka dhe nga ata që kanë blerë shtëpi buzë detit dhe me diellin e parë nxitojnë për t’u larë. Vlorën e zgjedhin për shkak të klimës si dhe bukurive që ajo ofron.
Sipas të dhënave nga njësitë hoteliere, në qytet kanë filluar prenotimet e para nga turistët dhe të shumtë janë ukrainasit, të cilët kanë blerë shtëpi dhe janë kthyer në Vlorë për të jetuar, ashtu si dhe shumë italianë që ndër vite Vlorën e kanë parë si shtëpinë e tyre.
Shto koment