Welcome to Vlora

Moti dhe çmimet tërheqin pensionistët italianë të jetojnë në Vlorë

Me hyrjen në fuqi të ligjit  për pajisjen me leje qëndrimi të shtetasve të huaj në moshë pensioni  të cilët kanë të ardhura vjetore 10 mijë euro ( 12 milionë lekë), çdo ditë në zyrën e emigracionit pranë Drejtorisë së Kufirit në Vlorë paraqiten 2-3 pensionistë italianë për t’u pajisur me leje qëndrimi.

Çmimet e ulëta, por edhe klima po tërheqin gjithnjë e më shumë fqinjët e moshës së tretë.

“Kam ardhur nga Italia për të jetuar këtu, për të zbuluar Shqipërinë, Vlorën dhe për të jetuar në qetësi. Kam provuar të jetoj në vende të tjera dhe ose për çmimet, ose për klimën ose për komplikacionet politike kam thënë jo, sepse nuk më intereson dhe dua të jetoj në qetësi dhe të shijoj pensionin. Këtu shoh njerëz të qetë. Italianët e tjerë që janë këtu janë të kënaqur dhe nuk kam parë ende asgjë negative”, thotë një pensionist.

Jashtë kamerave pensionistët shprehen se shpresojnë që fluksi i lartë të mos krijojë abuzime me çmimet e qirave të shtëpive, pasi kjo do t’i detyronte të largoheshin.

Sipas zyrës së emigracionit qysh prej daljes së ligjit më shumë se 70 pensionistë të kombësisë italiane janë paraqitur pranë kësaj zyre ndërsa prirja është në rritje.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.