DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 38 vjeç, banues në Vlorë, sepse në vendin e quajtur “Kapelja”, ka vjedhur disa sende personale dhe 2 aparate celulare, në një automjet. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ndoshta doni te shikoni postimi te tilla
Çfarë po ndodh? FNSH kontrollon automjetet në hyrje të Vlorës
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit të Vlorës. Në fokus të kontrolleve të efektivëve të FNSH-së janë automjetet luksoze dhe me xhama të zinj. Kontrollet po kryhen edhe...
81 pamjet
Sekuestrohen 30 mijë euro të padeklaruara në Portin e Vlorës
30 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Portin e Vlorës këtë të hënë. Policia kufitare në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të makinës tip “Toyota”, në kroskot gjeti 30 000 euro, të cilat...
32 pamjet
Gjendet vajza tjetër, Balla me lot në sy: Kemi të dhëna që edhe trupat e nënës dhe djalit janë në Bunë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës, deklaroi se edhe trupi i nënës dhe djalit të vogël ndodhen të pajetë në këtë vend. Balla me lot në sy teksa bëri të ditur gjetjen e vajzës...
130 pamjet
Shto koment