Welcome to Vlora

Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 38 vjeç, banues në Vlorë, sepse në vendin e quajtur “Kapelja”, ka vjedhur disa sende personale dhe 2 aparate celulare, në një automjet. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.