Welcome to Vlora

111 vjetori i Pavarësisë, Albin Kurti: Nesër në Vlorë

Kryeministri Albin Kurti, do të jetë në Tiranë për festat e 28 dhe 29 Nëntorit. Vetë kreu i qeverisë së Kosovës, ka bërë me dije se sonte do të jetë në Tiranë dhe nesër do të jenë pjesë e aktiviteteve zyrtare në Vlorë për 111 vjetorin e Pavarësisë.

“Sigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatese.

Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim për panumër dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar. Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, tha Kurti.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.