Welcome to Vlora

Vula e PD-së, Rama: Të gjithë do hyjnë në zgjedhje si Çeço

Kryeminstri Edi Rama është pyetur sot gjatë takimit me kryeministren daneze për gjyqin e Vulës së PD, për të cilën zgjodhi të mos bëjë një koment.

“Ju e dini mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë për problemet e politikës së brendshme.

Mua nuk më rezulton se do ketë ndonjë parti që nuk do hyjë në zgjedhje. Të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si Çeço.

Në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo për tjetrin por për qytetarët. Do ishte vërtetë një mrekulli të ishim sot si Danimarka dhe të kishim gjithçka që ka Danimarka. Duhet të marrim në konsideratë që të bëjmë të gjithë hapat e nevojshëm sado të dhimbshëm të jenë”, deklaroi Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.