Welcome to Vlora

Vritet 29-vjeçari Vlonjat në Spanjë, i dënur më parë për drogë dhe grabitje

Një 29-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë në Spanjë. Mësohet se viktima është Endrit Sinaj, i cili është qëlluar me armë zjarri në Girona teksa plagët do ti merrnin jetën.

Endrit Sinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte arrestuar në vitin 2020 pas një grabitje me maska dhe me armë në qytetin e Vlorës.

Ai së bashku me 4 persona të tjerë të veshur si policë hyn në banesë për të grabitur por u përballën me anëtarët e familjes.

Megjithatë ai është lënë në masën detyrim paraqitje.

Ndërkohë Sinaj ishte liruar pak kohë më parë nga burgu në Spanjë, pasi ishte arrestuar për trafik droge.

Nderkohe më 23 prill, një bashkatdhetar e la të plagosur për vdekje para spitalit të Truetës. I riu kishte marrë një plumb në bark që i shkaktoi vdekjen.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.