Welcome to Vlora

Vrasja me snajper/ Rrumbullaku “kyçet” për 24 orë në Drejtorinë e Vlorës, zbardhen detajet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, që prej mëngjesit të djeshëm deri mëngjesin e sotëm ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, pas ngjarjes që tronditi vendin ku u ekzekutua me snajper mbrëmjen e 7 Janarit Gëzim Sinomati.

Burime bëjnë me dije se Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar dhe zbardhur këtë atentat. Mësohet se kreu i Policisë së Shtetit  ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë, prej 24 orësh me grupin e posaçëm.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë analizuar dosjet e ngjarjeve të vjetra kriminale brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesë e analizës kanë qenë edhe grupet kriminale. Po ashtu, po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Mësohet se janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët. Burime bëjnë me dije se Rrumbullaku ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

Dyshohet se Gëzim Sinomati u ekzekutua për veprimtarinë kriminale të babait të tij, Sokol Sinomati, i njohur me nofkën “buzëdërri”, i cili ka qenë anëtar i bandës së “Gaxhait” në qytetin bregdetar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.