Welcome to Vlora

“Vajza ime s’shkonte në hotele”, nëna e 27-vjeçares: Altinit do ia bëj trupin copa-copa po u lirua nga burgu

Danjela Abedini, nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini që i dha fund jetës për shkak të publikimit të një fotoje intime, ka treguar si është njohur me Altin Çokun.

Ajo ka hedhur poshtë pretendimet se vazja e saj ishte e lidhur me 39-vjeçarin dhe se bashkë kishin qenë në hotel. Ajo tha se vajza e saj ka shkuar në shtëpinë e Çokut si pastruese, pasi vetë 39-vjeçari i kishte ofruar punë meqë gruan e kishte në spital.

Nëna e 27-vjeçares thotë se ajo nuk kishte shfaqur kurrë probleme, ishte shumë e qetë dhe se kujdesej shumë mirë për vajzën 2-vjeçare.

Fëmija ka qenë duke punuar, jo në hotel. As tek supermarketi nuk dilte, ishte fëmijë i mbyllur. Se kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele. Kishte 1 muaj e 3 ditë që kishte ardhur nga Kosova. Si çdo çift kishin probleme, i thashë hajde rri këtu dhe qetësohu. E mora unë në Kosovë, vajza ka qenë shumë xheloze. I thashë ka fëmijë me ty, mos me mamin. E kam rritur pa babë, jam bërë nënë e babë vetë. Bashkëshorti është jashtë, ai është me tjetër. Këtë mostrën e kam takuar në një supermarket me gruan e vet, më tha më duhet një pastruese. Më tha jam me gruan dhe vajzën e vogël, i dhashë numrin e telefonit. Kur shkova me vajzën, se s’donte të më linte vetëm, nuk ishte gruaja e tij aty, më tha është në spital.

Punova dy ditë aty dhe gjeta punë tjetër në Bathore. Më tha vajza meqenëse ti gjete punë tjetër, po shkoj unë, Ditën e parë shkoi me vajzën e saj të vogël dhe i dha 20 mijë lekë. Ditën e dytë Sibela la vajzën tek motra dhe iku vetë, nuk i kishte dhënë lekë. I dha vetëm një çantë me lodra për vajzën e vogël. Ka shitur unazën dhe vajzën për t’i blerë vajzës pampersa. I thashë të mos shkojë më, se do të gjenim punë tjetër. Ditën e dytë, ai i tha që do iki në Itali dhe kur të të kontaktoj unë. Sibela ishte e qetë, nuk shfaqi shqetësime. Po të më thoshte mami kam këtë kërcënim, do të merrja telefonin do ta vrisja vetë fëmijën tim pa ma vrarë ai.
Ajo ka deklaruar se nëse s’gjen drejtësi nga shteti, do të bëjë vetëgjyqësi pasi do të marrë hak për vajzën.

I kam thënë nxirreni atë nga policia. Ai ka thënë në TikTok s’kam çfarë më bën shteti se jam me lekë. Jam betuar pa arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa-copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.