Welcome to Vlora

Sulmi me armë ndaj TCH, hetime edhe në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të medias në rrethana ende të paqarta rreth orës 01:00. Si pasojë, ka humbur jetën roja i sigurisë i godinës, Pal Kola 60 vjeç.

Policia e Vlorës është angazhuar për ngjarjen e rëndë. Arsyeja pse janë mobilizuar autoritetet në Vlorë, është se mjeti me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ka lidhje me qytetin bregdetar.

Automjeti Range Rover, me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ka lidhje me Vlorën. Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë për të parë nëse ky automjet ka lëvizur në Vlorë ditën e sulmit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.