Welcome to Vlora

Kush ishte Pal Kola, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës! Bënte kilometra të tërë për të shkuar në punën

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë Pal Kolën, 60-vjeçarin shumë të thjeshtë i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira.

Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

Dhimbja është shumë e madhe por edhe e freskët për familjarët dhe për këtë arsye nuk u prononcuan.

Burimet bëjnë me dije se i ndjeri kishte nisur punë prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat.

Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij.

Ky i fundit punon në Itali. Viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte.

Djali i jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pa martuar.

Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë. Tani jeton tek familja e vet. Me origjinë nga Puka dhe jeton në Sharrë mbi 25 vjet.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.