Welcome to Vlora

VIDEO/ Banorët e BBV në panik, momentet kur sulmohet me kallashnikov Top Channel

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit, ku sipas informacioneve zyrtare nga policia janë sulmuar ambjentet e Top Channel dhe është vrarë roja i objektit, shtetasi me inicialet P.K, 60 vjeç. 

Momenti i krismave është regjistruar edhe nga kamerat e Big Brother, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar se bëhet fjalë për krisma kallashnikovi. 

VIDEO:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.