Welcome to Vlora

Selenicë, automjeti del nga rruga, një viktimë dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Selenicë të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga.

Për pasojë, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Viktima është një grua rreth 60 vjeçe.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.