Welcome to Vlora

“Pse e bleve godinën e Mehmet Akif?”/ Flet Sinan Idrizi: Miqësia ime me Erdogan nuk ka lidhje me shkollat! Berisha të mos kërcënojë!

Biznesmeni Sinan Idrizi ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për blerjen e godinës së “Mehmet Akif”, shkollë turke e cila u mbyll pak ditë më parë nga qeveria. 

Idrizi tha se ka investuar dhe do të vijojë të investojë në arsim dhe mohoi kategorikisht që miqësia e tij me Presidentin Erdogan, të ketë lidhje me faktin se ai po ble shkolla. Megjithatë, ai pranoi se ka bashkëpunuar në të shkuarën me fondacionin “Maarif” (pranë Erdogan). 

Më tej, Idrizi tha se Sali Berisha duhet të ndalë kërcënimet, duke iu referuar thirrjes së ish kryeministrit, që biznesmeni të ndalet në këtë sipërmarrje që lidhet me shkollat. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Keni blerë godinën e Mehmet Akif. Përse ju duhet kjo godinë?

Sinan Idrizi: Kam blerë godinën në Korçë të Medresës. Kam blerë në Shkodër, në Berat, etj, informohuni. Jam duke blerë një zinxhir shkollash. Dua të investoj në arsim. Është viti i tetë që unë sponsorizoj studentët ekselentë. Nuk erdha si rrufe në qiell të hapur.

Ylli Rakipi: Si ju lindi kjo ide për të bërë shkolla? Sepse ju keni bërë biznese të tjera. Ka zëra se shkollat tuaja po bëhen për të zëvendësuar shkollat e Gylenit dhe shkollat tuaja janë pro mikut tuaj Erdogan?

Sinan Idrizi: Brenda kësaj ka disa tema të ndryshme. Unë dua të investoj në këtë sistem arsimor. Kam tetë vite që investoj dhe kam hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe kemi bërë aktet shitblerje. Ku është problemi këtu? Teoritë e komplotit nuk janë problemet e mia.

Ylli Rakipi: Thuhet se ju si mik i Erdogan po blini një rrjet shkollash.

Sinan Idrizi: Miqësia ime me Erdogan nuk ka lidhje me shkollat. Përse i miksojnë këto me bindjet e mia politike? Unë kam bërë marrëdhënie korrekte biznesi me poseduesit e shkollave. Unë nuk i kam vjedhur njeriu shkollën.

Ylli Rakipi: Berisha ju ka akuzuar konkretisht. Si i përgjigjeni? 

Sinan Idrizi: S’kam çfarë ti them unë fare. Nuk ka burrë nëne të më kërcënojë mua për investimin tim. Ka gjetur njeriun e gabuar për të kërcënuar. Ta ankorojë anijen në port tjetër…

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.