Welcome to Vlora

Refuzuan ftesën e Ramës për të ardhur në Shqipëri, ja ku do ta kalojnë dimrin gjermanët

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për “Der Spiegel”, shfrytëzoi rastin t’i bënte thirrje pensionistëve gjermanë të kalonin pleqërinë e tyre buzë detit në Shqipëri. Por pasi refuzuan ftesën, dimrin gjermanët do ta kalojnë në Spanjë.

Carlos Bernat po e vuan në mënyrë të shumëfishtë krizën aktuale të energjisë. Spanjolli 57-vjeçar punon për një furnizues gjerman automobilësh, ka familjen në Gjermani dhe si menaxher i logjistikës i njeh pasojat e konfliktit me Rusinë në ekonominë gjermane. Në vend e tij po përflitet për skenarë “horrori”, kjo për muajt e ardhshëm.

Javët e fundit nisën një sërë fushatash ndërkombëtare marketingu që nga ishujt Kanare deri në Costa del Sol për joshjen e pushuesve të përhershëm nga Europa veriore. Si edhe me shumë nisma të tjera spanjollët përpiqen të përfitojnë ekonomikisht nga situata e vështirë e gjermanëve.

Pas një vere rekord hotelet, ofruesit e shtëpive të pushimeve dhe restorantet tani po përpiqen të sigurijnë edhe një dimër rekord. Por është e pasigurtë, nëse në kontesktin e mungesës së gazit gjerman do të ketë rritje të prenotimeve për udhëtime.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.