Welcome to Vlora

PS i mbyll sërish derën PD: Të ruhen 61 bashki

Raporti i ekspertëve të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, del sërish kundër PD-së në lidhje me shtimin e numrit të bashkive në vend. Një ndër arsyet është mungesa e kohës së mjaftueshme për ndjekjen e të gjitha procedurave të parashikuara nga ligji për vendimmarrje për rishikim të ndarjes territoriale si dhe afrimit të zgjedhjeve vendore të pranverës së vitit 2023.

“Për momentin të ruhen 61 bashki, për më tutje të bëhet një studim i plotë. Nuk ka kohë tani për ndërhyrje, në vijim mund të shkrijmë apo coptojmë bashki”, thuhet në raport.

Reforma territoriale e vitit 2014 u miratua në Kuvend vetëm nga shumica e majtë pasi PD në opozitë e bojkotoi seancën parlamentare. Të djathtët e kundërshtuan ndarjen me argumentin se nuk i shërbente decentralizimit të pushtetit vendor, afrimit të shërbimeve tek qytetarët dhe se sipas tyre fshihte qëllime elektorale.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.