Welcome to Vlora

U grabit nën kërcënimin e armës në Lushnjë, gjendet i braktisur nga autorët “Benzi” në Vlorë

Mjeti tip “Benz” i cili u grabit me dhunë mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në Lushnjë, është gjetur dje i braktisur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Autorët e grabitjes, e kanë braktisur automjetin në lagjen “Pavarësia” pranë zonës se Skeles. Grupi hetimor dhe Policia po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier / Informacion shtesë Në vijim të punës policore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, ku në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, u vodh me dhunë një automjet tip “Benz”, shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e automjetit të vjedhur, i cili u gjet i braktisur dhe i mbyllur, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.