Welcome to Vlora

Do të bojkotojnë zgjedhjet! Banorët e lagjes “Donika Kastrioti” në Vlorë në protestë për rrugën

Gjendja e rrugës “Donika Kastrioti” në brendësi të lagjes “10 Korriku” në Vlorë është për të ardhur keq.

Banorët thonë se ecin mbi pluhur e baltë.

“Duhet ti mbash dyer e dritari mbyllur se hapur nuk i man dot. I gjithë pluhuri shkon në mushkëri.

Të gjithë banorët këtu vuajnë nga sëmundje të ndryshme të mushkërive. Njëkohësisht këtu nesër zë shiu dhe bëhet baltë,” thonë ato.

Natën tregojnë se kanë frikë të dalin nga shtëpia.

“Edhe ndriçimin e paguajmë po na kanë gënjyer dhe do të vazhdopjnë të na gënjejnë.

Kërkojmë që kjo copë rruge të na shtrohet e të ndihemi qytetarë të denjë,” thonë banorët.

Ndryshimi i kësaj situate, siç tregojnë banorët e lagjes 10 korriku, është dëshmia e gënjeshtrave elektrorale nga kryebashiakë dhe deputetë.

“Si deputet është Andueli, emrin ia dimë por si fytyrë nuk e kemi parë dhe se njohim se kush është.

Na kanë premtuar se do ta fusin në buxhet, por deri tani nukl kemi asgjë.Vteëm gënjeshtra  e mashtrime.

Këtu nuk është investuar as 10 lekë,” thonë ato.

Premtimet e pambajtura kanë vendosur t’i ndëshkojnë me votë.

“Banorët thonë se nuk do të marrin pjesë në votime për asnjë subjekt politik,” tha një prej tyre.

Përtej Lungomares dhe qendrës së qytetit, në shumë lagje të Vlorës banorët ankohen për mungesën e investimeve dhe shërbimeve nga ana e bashkisë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.