Welcome to Vlora

Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë për sulmet kibernetike

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë në lidhje me sulmet kibernetike.

Nuk dihet ende ora e mbledhjes apo detaje nga takimi i rëndësishëm.

Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.

Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, shtatë ministra—i mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, transportit, punëve të jashtme dhe energjisë.

Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ligji i jep të drejtën Presidentit të “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.