Welcome to Vlora

“Do digjeni në ferr”/ Nënkomisarja e Elbasanit ndryshon mendje: Kam respekt për gazetarët

Në gusht të këtij viti, nënkomisarja Anisa Kostani, duket se e kishte marrë me shumë zell punën aq sa iu kthye me fjalor rruge gazetarëve. Sipas saj, ata i prishin imazhin qytetit me “të pavërteta”. Policja në një postim që bëri në rrjetet sociale, madje tha se gazetarët do të digjeshin në ferr.

Megjithatë, ajo duket se ka reflektuar pas pezullimit nga detyra.

Pikërisht ditën e rikthimit në detyrë “Piranja”, Kostani, që u bë e njohur në media për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake, është pyetur nga emisioni “Piranjat” për qëndrimin e saj.

E pyetur nga “Piranja” jonë se përse kjo gjuhë urrejtjeje ndaj gazetarëve, nënkomisarja Anisa tha se nuk e ka me gazetarët në përgjithësi, por e kishte me një person të caktuar.

Kujtojmë që Kostani u pezullua nga detyra menjëherë pas postimit të bërë prej saj në rrjet, ku fyente gazetarët.

Në atë kohë Drejtori i përgjithshëm i Policisë Gledis Nano urdhëroi pezullimin nga detyra. Ndërkohë që javën e shkuar me urdhër të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Anisa është rikthyer në detyrë, por këtë herë ajo sqaroi se ka shumë respekt për gazetarët, përveç njërit ose njërës, që e di vetëm nënkomisarja se kush është.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.