Welcome to Vlora

Grabitet me dhunë qytetari , disa persona i marrin makinën dhe largohen

Një grabitje me dhunë është regjistruar në Lushnjë. Sipas burimeve zyrtare disa persona të paidentifikuar ende i kanë marrë me dhune makinën një qytetari. Pronari i makinës, i identifikuar si Martirio Peqini, u grabiz teksa po udhëtonte.  Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas marrjes se automjetit autoret jane larguar drejt Elbasanit.

Njoftimi i policise:

Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.